Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj çrregullimeve serioze në lëvizjen e mallrave ndërmjet Bashkimit Evropian, korridoreve rajonale dhe Kosovës, të shkaktuara nga bllokadat kufitare dhe zbatimi i rregullave të reja të BE-së, përfshirë sistemin EES.
OEAK paralajmëron se këto pengesa po shkaktojnë vonesa në dërgesa, humbje financiare, rrezik për kontratat dhe mundësi për rritje çmimesh për konsumatorët.
Ajo i bën thirrje Komisionit Evropian dhe palëve relevante të angazhohen urgjentisht në dialog për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme që sigurojnë funksionimin normal të zinxhirëve të furnizimit dhe integrimin ekonomik rajonal.





