Gazeta Sinjali mëson se Hasan Paçarizi, i afërmi i Fetah Paçarizit, është ndaluar për 48 orë lidhur me dyshime për manipulim votash gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Burimet brenda hetuesisë bëjnë të ditur se ndalimi i tij lidhet me mospërputhje të shumta në rezultatin e votave në disa vendvotime të Prizrenit. Ai ishte më parë në arrati dhe tani po mbahet nga autoritetet për hetime të mëtejshme.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe veprimet procedurale do të vazhdojnë në varësi të zhvillimeve të hetimeve. Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar mbi detajet e ndalimit.




