Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 16 janari 2026, Zoja Velija, e lindur në vitin 1984, është raportuar e zhdukur në Lipjan. Që atëherë, njësitet policore në koordinim me prokurorinë dhe familjarët kanë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, përfshirë intervistimin e personave të mundshëm, kontrollimin e pikave kufitare, kërkime në zonat e zakonshme të personit dhe analizimin e çdo informacioni relevant.
Policia apelon tek qytetarët që të ofrojnë çdo informacion në lidhje me Zoja Velijën përmes numrit 192 ose në emailin [[email protected]](mailto:[email protected]), duke theksuar se kontributi i tyre mund të jetë vendimtar në gjetjen e saj.




