Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për 15 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit në Malishevë. Vendimi është marrë pas dy seancave dëgjimore të mbajtura mbrëmjen e kaluar, duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Sipas dyshimeve, të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve të numërimit të votave dhe me autorizim nga KQZ-ja, kanë ndërhyrë në procesin e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë, duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e votuesve.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik që të dyshuarit, nëse mbrohen në liri, mund të ndikojnë në dëshmitarë apo të pengojnë procedurën penale, prandaj ka vendosur paraburgimin deri më 28 shkurt 2026.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, brenda afatit ligjor.





