Platforma “Liria ka Emër” ka shprehur mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Drejtorin Gazmend Bytyçi dhe ekipet e tyre për mikpritjen dhe përkrahjen e dhënë Marshit “Drejtësi, jo politikë”.
Sipas platformës, angazhimi dhe mbështetja nga Ferizaj i shtohen zërit qytetar për drejtësi të paanshme dhe për ruajtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare. Nga “Liria ka Emër” është bërë thirrje që më 17 shkurt, në Prishtinë, qytetarët të bashkohen për të kërkuar drejtësi.
“Drejtësi, jo politikë!”, thuhet në mesazhin e platformës.




