Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar masakrat e fundjanarit 1999 në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës, ku forcat serbe vranë 30 shqiptarë, përfshirë 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë të pafajshëm.
Kurti theksoi se medaljoni i kujtesës i zbuluar në Klinë për dëshmorin Ilir Merturi është shenjë e respektit shtetëror për flijimin e tij dhe angazhimit për ruajtjen e së vërtetës historike. Ai nënvizoi se kjo kujtesë është thirrje për ta ndërtuar Kosovën të lirë, të zhvilluar dhe të denjë për sakrificën e dëshmorëve.
Në fund, Kurti u përkul me nderim para të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, duke riafirmuar zotimin për drejtësi, dinjitet qytetar dhe paqe të qëndrueshme në Republikën e Kosovës.




