Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, reagoi ashpër ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli jokushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga legjislatura e nëntë.
Limaj tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi presidenten Vjosa Osmani, e cila, sipas tij, ka vepruar jashtë kornizës kushtetuese. Ai theksoi se pranimi i një konstituimi jokushtetues dhe dhënia e mandatit një personi pa legjitimitet kanë krijuar pasiguri serioze juridike në vend.
Kreu i Nismës kërkoi që në këto rrethana të ketë përgjegjësi institucionale, duke nënkuptuar dorëheqjen e presidentes Osmani.




