Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga ora 20:00 e së enjtes është normalizuar qarkullimi i kamionëve në hyrje dhe dalje me Maqedoninë e Veriut, si dhe në drejtim të Malit të Zi, pas heqjes së bllokadave.
Bllokimet ishin shkaktuar nga protestat e transportuesve nga disa vende të Ballkanit Perëndimor kundër zbatimit të sistemit të ri digjital të BE-së për hyrje-dalje në zonën Shengen (EES), i cili po zbatohet gradualisht dhe pritet të jetë plotësisht funksional deri në prill 2026.




