Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në Savigliano, zonë e Cuneos, Itali.
Makina tip Jeep Avengers, me të cilën udhëtonin dy të rinjtë dhe një person i tretë, u përplas ballë për ballë me një kamion.
Nga ngjarja, dy persona të tjerë u plagosën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Savigliano dhe Cuneo.Viktimat ishin rreth të njëzetave.




