Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, zhvilluan sot një takim në Podujevë me kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqi.
Takimi u fokusua te Marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë dhe ka për qëllim të mbrojë vlerat e luftës çlirimtare.
Hoxha dhe Tasholli prezantuan misionin e platformës dhe aktivitetet e fushatës për mobilizimin qytetar.Hoxha e përshkroi Marshin si “një mesazh të fuqishëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik”. Kryetari Bulliqi u zotua se komuna e Podujevës dhe qytetarët e saj do të mbështesin dhe të mobilizohen për pjesëmarrje masive.
Platforma “Liria ka Emër” planifikon të vijojë takimet në komunat e tjera të Kosovës për të rritur pjesëmarrjen qytetare në këtë iniciativë nën moton “Drejtësi, jo politikë”.




