Gjykata Speciale ka sqaruar se Ana Profozic, pjesëtare e ekipit informues, nuk ka zhvilluar ligjëratë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses Angela Griep, audio-incizimi i publikuar nuk lidhet me ngjarjen informuese në këtë shkollë, por i përket një aktiviteti të mëparshëm.
“E konfirmoj se pjesa nga audio-incizimi nuk është nga ngjarja informuese dhe informacionet e dhëna në gjimnazin Xhevdet Doda. Pjesët e incizimit janë nga një ngjarje e mëparshme informuese,” njoftoi Griep për Klan Kosova.
Gjimnazi gjithashtu ka konfirmuar se Profozic nuk ka qenë kurrë e pranishme në shkollë.




