Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe kanë qenë të përfshirë në shpërthimin e 29 nëntorit 2024 në kanalin “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok. Sipas tij, njëri nga të arrestuarit është gjetur me dokumente që dëshmojnë përkatësinë në këtë shërbim.
Hoxha tha se provat e mbledhura, përfshirë analizat nga FBI-ja, i lidhin të dyshuarit me vendin e ngjarjes. Ai shtoi se gjatë vitit 2025 është shënuar rënie e veprave penale, veçanërisht e vjedhjeve dhe grabitjeve.




