Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, për të koordinuar përgatitjet për Forumit e Korridorit VIII, që do të mbahet më 18 shkurt në Tiranë.
Ky forum i nivelit të lartë do të ketë pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, dhe sipas Spiropalit, synon të forcojë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi, duke përforcuar ndërlidhjen infrastrukturore dhe sigurinë rajonale.




