Kryetrajneri Faruk Shala ka shpallur listën e Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll për Kampionatin Mesdhetar, që mbahet në Prishtinë nga 9 deri më 14 shkurt.
Për këtë turne, Shala ka ftuar 18 lojtare të reja, ndërsa grumbullimi final zhvillohet të hënën e ardhshme. Kombëtarja e Kosovës është në Grupin A së bashku me Spanjën, Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke u konsideruar një përvojë e rëndësishme dhe sfiduese për hendbollistet e reja.




