Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ngriti pyetjen nëse shpallja e rezultateve përfundimtare respekton të drejtën 48-orëshe për ankesa lidhur me rinumërimin e votave.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se rinumërimi ka përfunduar pa vërejtje nga vëzhguesit dhe se çdo subjekt ka të drejtë të paraqesë ankesë brenda afatit ligjor, duke mos cenuar të drejtën për ankesa.




