Profesori i Fakultetit Juridik, Kolë Krasniqi, është propozuar nga Rrjeti Intelektual Shqiptar si kandidat për President të Kosovës.
Ai e konsideron propozimin si shprehje të shqetësimit qytetar për gjendjen e institucioneve dhe thekson se pushteti është shërbim ndaj shoqërisë, jo privilegj personal.
Krasniqi shton se çdo angazhim publik do të merret me seriozitet maksimal, duke respektuar Kushtetutën dhe parimet e demokracisë, dhe synon të jetë një figurë unifikuese që forcon besimin qytetar.




