Në ditën e pestë të protestave, tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës dolën sërish kundër zhvendosjes së tyre në zonën e Jalisë së Nartës, rreth 3 km larg vendit aktual të aktivitetit. Ata shprehen se nuk kundërshtojnë zhvillimin, por spostimi i tregut kërcënon mbylljen përfundimtare të bizneseve të tyre.Protesta u zhvendos përpara Teatrit “P. Marko”, ku po zhvillohej një event ndërkombëtar.
Gjatë kalimit të ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, tregtarët protestuan për t’i bërë zërin e tyre të dëgjohej. Ministrja ndaloi dhe bisedoi shkurtimisht me ta, duke premtuar se do të diskutojë situatën me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Pas takimit të shkurtër, Spiropali u largua për të marrë pjesë në event, ndërsa tregtarët vijuan protestën, duke kërkuar një zgjidhje konkrete dhe dialog me autoritetet lokale.




