Në përvjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës.
“Komandanti Zahir Pajaziti ishte simbol i guximit dhe vendosmërisë në një periudhë kur liria dukej e largët. Sakrifica e tij dhe e shokëve të tij i dha drejtim lirisë sonë,” tha Hamza.
Ai shtoi se rënia e tyre, si dhe e gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën bazën e shtetit të Kosovës dhe kujton përkushtimin e brezave për lirinë e popullit shqiptar. “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!” përfundoi Hamza.




