Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në La Liga, duke arritur një sukses të rëndësishëm në një ligë ku konkurrojnë yje si Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski.
Muriqi shënoi pesë gola në katër ndeshjet e fundit, përfshirë një hat-trick ndaj Athletic Bilbaos, dhe aktualisht renditet i dyti në listën e golashënuesve të ligës me 14 gola, pas Mbappes që ka 21.




