Art Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryesuesit të KB GO+ Peja, pas rezultateve të fundit dhe presionit nga tifozët. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale, ku u falënderua për angazhimin dhe kontributin e tij që nga viti 2011.
Aktualisht, GO+ Peja renditet e katërta në Superligën e Kosovës në basketboll, me tetë fitore dhe nëntë humbje.




