Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se Kuvendi i ri i Kosovës duhet të marrë menjëherë vendime kyçe për garantimin e stabilitetit kushtetues dhe funksionimin e institucioneve.
Sipas IKD-së, prioritet mbeten miratimi i ndarjeve buxhetore për vitin 2026, ratifikimi i marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, sigurimi i financimit për RTK-në dhe komunat, si dhe zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Instituti kërkon veprim të shpejtë dhe të përgjegjshëm nga legjislatura e re për të shmangur pasigurinë institucionale.




