Kosova nuk ka pasur kontratë aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara për gati dy vjet, duke mbetur jashtë regjistrit amerikan FARA që nga qershori i vitit 2024.
Njohës të politikës vlerësojnë se mungesa e një strukture profesionale lobimi e dobëson aftësinë e vendit për të përfaqësuar interesat e tij në Uashington, pavarësisht angazhimeve individuale të zyrtarëve shtetërorë në arenën ndërkombëtare.




