Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol të guximit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. Ajo vizitoi familjen Humolli në Lupç të Poshtëm dhe nderoi edhe kujtimin e vëllait të saj, Mentorit, dëshmor i Betejës së Koshares.