Rruga Pejë–Kuqishtë vazhdon të paraqesë rrezik për qarkullim për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Sot, një gur i madh ka rënë nga mali dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në një veturë, duke rritur shqetësimet për sigurinë e shoferëve në këtë segment rrugor.