Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin “Lockdown”, duke goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Tiranë, ku më pas modifikoheshin dhe shiteshin.
Gjatë operacionit u arrestuan 4 persona dhe u sekuestruan 8 armë zjarri, municion, pjesë armësh, pajisje radiokomunikimi dhe celularë. Hetimet treguan se grupi siguronte armët nga Kosova, i sillte në kryeqytet dhe i magazinonte për shitje.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa specialistët vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.




