Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar se Miroslav Lajçák ka qenë partner i Albin Kurtit dhe Hashim Bislimit deri te Marrëveshja e Ohrit.
Arifi përmes një postimi në Facebook tha se marrëdhënia e Kurtit me Lajçakun ndryshoi pasi ky i fundit nuk i përmbushi pritshmëritë gjatë negociatave të Ohrit, duke sjellë sipas tij zhgënjim dhe rishkrim të historisë politike për rolin e Lajçakut dhe Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se politika shpesh ka memorie të shkurtër, por faktet nuk zhduken dhe kujtesa për partneritetin e mëparshëm duhet ruajtur.




