Kandidati për deputet nga AAK, Burim Ramadani, ka thënë se pas mbledhjes së Kuvendit të Kosovës rreth 20 shkurtit, partitë kanë dy javë për të konstituar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuar Buxhetin 2026 dhe për të nisur procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ramadani ka vlerësuar se për të përfunduar këto procese në një kohë të shkurtër, është e nevojshme një marrëveshje e gjerë politike, ndërsa zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 4 marsi. Ai ka lënë të kuptohet se mungesa e marrëveshjes mund të rrisë rrezikun e zgjedhjeve të reja.




