Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, ka vlerësuar se pesë vitet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë sfiduese, veçanërisht për infrastrukturën rrugore dhe energjetike. Ai për Gazeta Blic, ka theksuar se LDK-ja duhet të jetë pjesë e qeverisë për të treguar performancë më të mirë dhe për të realizuar projektet e saj.
Sadiku ka shtuar se për të arsyetuar një bashkëpunim me VV-në, ministrat e LDK-së duhet të punojnë më shumë se ata, të jenë më të pakorruptuar dhe më efikasë në shërbim të qytetarëve. Ai gjithashtu ka kritikuar mosveprimin e partisë në të kaluarën dhe ka nënvizuar rëndësinë e marrjes së vendimeve për të fituar pushtet dhe për të realizuar vizionin e saj qeverisës.




