Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar punën e fotografit Hazir Reka, duke e cilësuar atë si një dëshmitar të thellë të historisë së vendit. Përmes fotografisë, Reka ka dokumentuar tensione, sfida dhe emocione të popullit kosovar gjatë tri dekadave të fundit, duke ruajtur fytyra, ankth dhe shpresë, guxim dhe krenari.
Kurti ka vizituar studion e Rekës në fshatin Nerodime të Ferizajt dhe ka falënderuar fotografin dhe familjen e tij për mikpritjen dhe bujarinë. Kryeministri theksoi se veprat e Rekës janë jo vetëm kujtesë publike, por edhe akt i ndërgjegjes dhe edukim për qytetarët.




