Xhudisti Shpati Zekaj është renditur në vendin e pestë në turneun ndërkombëtar Sofia European Open 2026, të mbajtur në Bullgari. Ai ishte i lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti bullgarin Borislav Vladov me dy Wazaari dhe një Yuko.
Në çerekfinale, Zekaj triumfoi ndaj hungarezit Mate Lakos me dy Wazaari dhe një Yuko. Në gjysmëfinale u ndal nga bullgari Boris Georgiev, duke pësuar humbje me një Wazaari dhe një Yuko.
Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Shpati Zekaj u mposht me Ippon nga rumuni Rares Arsenie, duke e përmbyllur garën në vendin e pestë.




