Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar për tentim vjedhjeje në një argjendari në Ferizaj.
Sipas njoftimit zyrtar, dy nga të dyshuarit, shtetas të Serbisë, janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës, ndërsa tre të tjerët janë shtetas të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar mjete të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për vjedhje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.




