Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Washington për vizitë zyrtare në SHBA. Ai do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast”, si dhe në aktivitete dhe takime zyrtare me liderë politikë.
Gjatë qëndrimit, Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan, do të mbajë fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me fokus në anëtarësimin e Kosovës në NATO.




