Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në Konferencën për Tolerancë Globale dhe Vëllazëri Njerëzore në Abu Dhabi, me ftesë të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo mbajti një fjalë rasti mbi temën “Vëllazëria Njerëzore në Epokën e Inteligjencës Artificiale.”
Jahjaga theksoi rëndësinë e përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për të mirën e përbashkët, duke nënvizuar se dialogu, empatia dhe përgjegjësia morale nuk mund të zëvendësohen nga makinat. Ajo shtoi se përparimi teknologjik duhet gjithmonë t’i shërbejë dinjitetit, drejtësisë dhe zhvillimit njerëzor.
“Ngjarje si kjo konferencë janë thelbësore për të reflektuar mbi mënyrën se si përdoret teknologjia, kë shërben dhe çfarë të ardhmeje po ndërtojmë. Vetëm duke lidhur inovacionin me vlerat e lirisë, barazisë dhe drejtësisë, përparimi mund t’i shërbejë vërtet njerëzimit”, tha Jahjaga.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, duke nënvizuar se vetëm përmes bashkëpunimit global mund të sigurohet një të ardhme më e drejtë dhe më e qëndrueshme për qytetarët.




