Aksioni i autoriteteve për parandalimin e manipulimeve zgjedhore është zgjeruar në Gjilan, ku përfshirë janë kryesuesit e qendrave të votimit.
Operacioni zhvillohet pas një vale të mëparshme hetimesh dhe ndalimesh në komuna të tjera si Prizren, Malishevë, Podujevë dhe Mitrovicë, ku janë përfshirë dhjetëra komisionerë dhe persona të dyshuar për shkelje të procesit zgjedhor.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë aksionit pritet sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona dhe mjete komunikimi, të cilat dyshohet se janë përdorur për koordinim të manipulimeve. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, ndërsa lista e të dyshuarve pritet të zgjerohet.
Autoritetet theksojnë se çdo person i përfshirë në manipulime votash do të përballet me ndëshkime sipas ligjit, ndërsa procesi i rinumërimit të votave vazhdon në të gjitha komunat.




