Sot në Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh, municioni dhe materialesh të dyshimta në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”.
Gjatë kontrollit u gjetën:
3 armë të gjata dhe një tytë vazhduese
764 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 14 karikatorë
1 granatë dore tymuese dhe antiplumb ushtarak
Veshje dhe pajisje ushtarake, si dhe mostra ADN-je
Rasti është nën hetime dhe nuk ka të arrestuar.
Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe ka iniciuar procedurat për veprën penale “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.




