Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përfshirja e grave në proceset e paqes dhe vendimmarrjen politike çon në rezultate më të shpejta, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Në një intervistë për “India Today”, Osmani theksoi se gratë sjellin perspektiva të reja dhe qasje bashkëpunuese në zgjidhjen e konflikteve, duke nënvizuar rëndësinë e barazisë gjinore për demokraci funksionale dhe institucione më të forta.




