Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anžej Frangeš.
Gjatë takimit, Hamza shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i jep Kosovës dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në stabilitetin rajonal.
Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Hamzës, Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik.




