Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar një takim me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Mahmoud Thabit Kombo.
Osmani bëri të ditur se takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe miqësore, duke u fokusuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në vazhdën e raporteve të mira ekzistuese mes Kosovës dhe Tanzanisë.




