Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 është shënuar rritje e numrit të aksidenteve me pasoja fatale në trafik, ndonëse disa kategori të veprave penale kanë shënuar rënie.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës në Prishtinë, Hoxha theksoi se vrasjet, grabitjet, vjedhjet e rënda dhe rastet e dhunës në familje kanë shënuar ulje, ndërsa aksidentet me fatalitet mbeten shqetësuese në nivel vendi.
Ai theksoi se nga viti 2000 deri në fund të vitit 2025, në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën mbi 3 mijë e 100 persona. Sipas tij, rritja e sigurisë në trafik do të jetë një nga prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës në periudhën e ardhshme.




