Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar datat për organizimin e provimit të maturës shtetërore për këtë vit. Sipas vendimit, afati i parë i provimit do të mbahet më 20 qershor, ndërsa afati i dytë është caktuar për 29 gusht.
MAShTI ka ftuar nxënësit që të fillojnë përgatitjet me kohë dhe të përcjellin njoftimet zyrtare për informacione shtesë lidhur me procedurat dhe organizimin e provimit.




