Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Policisë Rajonale të Prishtinës, ka folur për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.
Hoxha njoftoi se për trajtimin e këtij fenomeni është themeluar një task-forcë e posaçme, e cila ka identifikuar tri forma kryesore të fajdes që praktikohen aktualisht në Kosovë.
Sipas tij, një nga format më të përhapura është legalizimi i fajdes përmes noterëve, ku fajdexhiu dhe viktima noterizojnë marrëveshjet. Një tjetër formë lidhet me pronarët e salloneve të veturave, të cilët, sipas informacioneve të policisë, janë të përfshirë në kryerjen e fajdeve.
“Fenomeni është prezent dhe po monitorohet nga task-forca e krijuar. Po punohet për të adresuar të gjitha format e fajdes në vend,” tha Hoxha.




