Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit për F.H., i dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope”.
Sipas prokurorisë, më 3 shkurt 2026, rreth orës 19:14, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, i dyshuari u kap me një qese me rreth 206.9 gramë marihuanë në veturën e tij.
Pas kontrollit në shtëpinë e babait të tij në Prizren u gjetën edhe dy doza marihuanë me peshë 8.15 gram, të cilat u sekuestruan nga policia.
Që nga ajo datë, F.H. mbahet nën masën e ndalimit 48-orësh nga Prokuroria e Shtetit për veprën penale të dyshuar.




