Në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve rutinë doganore, një automjet është ndaluar për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.
Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar 102.10 kg katalizatorë të bluar, me vlerë rreth 8,000 euro. Rasti po trajtohet si kundërvajtje për mosdeklarim të mallit, sipas legjislacionit në fuqi.
Dogana e Kosovës njofton se do të vazhdojë të forcojë kontrollet për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në pikat kufitare.




