Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Osmani theksoi potencialin e madh për bashkëpunim midis dy vendeve dhe shprehu shpresën që ky bashkëpunim të thellohet dhe të rritet në të ardhmen, në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.




