Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, duke e akuzuar atë për mungesë konsistence dhe tejkalim të kompetencave kushtetuese. Sipas VV-së, Gjykata ka ndryshuar qëndrimin për të njëjtën çështje brenda katër muajsh, pa ndryshime normative apo faktike, duke cenuar sigurinë juridike.
Partia thotë se Kushtetuta nuk parasheh kritere shtesë për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb dhe se interpretimi aktual krijon veto politike për Listën Serbe, duke dëmtuar funksionalitetin institucional dhe rendin kushtetues.




