Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, po zhvillon vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar takime në Kongresin Amerikan për të thelluar bashkëpunimin në fusha si siguria, investimet dhe zhvillimi infrastrukturor.
Gjatë vizitës, Spiropali u prit nga kryetarë dhe anëtarë të komisioneve për Politikën e Jashtme, ku u diskutua bashkëpunimi si aleatë në NATO, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë për rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në energji dhe infrastrukturë.
Ministrja do të vazhdojë takimet me senatorë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, duke riafirmuar rolin e Shqipërisë si partner strategjik i SHBA-ve.




