Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u mbajt një ligjëratë trajnuese mbi “Intoksikantët e ligjshëm dhe të paligjshëm dhe rehabilitimi i të burgosurve”, udhëhequr nga instruktorët Tefik Halili dhe Shpresa Bllacak.
Trajnimi synoi forcimin e kapaciteteve të stafit korrektues për identifikimin, trajtimin dhe parandalimin e keqpërdorimit të substancave, si dhe përmirësimin e qasjes profesionale dhe humanitare ndaj të burgosurve. Ky aktivitet kontribuon në rritjen e njohurive dhe aftësive praktike të stafit, duke mbështetur standardet ligjore dhe profesionale të sistemit korrektues.




