Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi se në Uashington ka pranuar zyrtarisht nga Kongresisti amerikan Keith Self projektligjin H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, i cili për herë të parë adreson diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në Kongresin e SHBA-së.
Sipas Kamberit, ligji synon vlerësimin dhe dokumentimin e pasivizimit administrativ, përjashtimit nga institucionet publike, diskriminimit në arsim, shtypjes së gjuhës dhe margjinalizimit ekonomik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai e cilësoi këtë akt si një hap të rëndësishëm politik dhe moral, duke falënderuar Kongresistin Keith Self për mbështetjen ndaj të drejtave të shqiptarëve.




