Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga rindërtimi pas luftës drejt një shteti të bazuar në sundimin e ligjit, demokraci dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Ajo theksoi se Kosova sot është jo vetëm përfituese, por edhe kontribuuese e solidaritetit ndërkombëtar, duke vënë në pah rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, ndërtimit të besimit qytetar dhe digjitalizimit të drejtësisë si imperativ për të drejtat e njeriut dhe qeverisje moderne.




