Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka zhvilluar një takim lamtumirës me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sejdiu ka bërë të ditur se Orav do ta përfundojë mandatin e tij në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme.
Ai e përshkroi takimin si një mundësi të veçantë për të mirëpritur ambasadorin dhe për të shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin gjatë qëndrimit të tij në vend.




